Kate Middleton, Princi William dhe fëmijët e tyre festuan Pashkët me familjen mbretërore në Kështjellën Windsor.
Princi dhe Princesha e Uellsit iu bashkuan Mbretit Charles , Mbretëreshës Camilla dhe anëtarëve të tjerë të familjes për shërbesën e Pashkëve në Kishën e Shën Gjergjit, në Kështjellën Windsor, të dielën, më 5 prill.
Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis gjithashtu morën pjesë në shërbesën e Pashkëve duke shoqëruar prindërit e tyre. Familja u rikthye në shërbesën e Pashkëve pas një mungese dyvjeçare për shkak të diagnozës së kancerit të Kate Middleton.
Çifti mungoi në eventin vjetor si në vitin 2024 ashtu edhe në vitin 2025. Prania e tyre këtë vit shënon një kthim të jashtëzakonshëm në normalitet.
Familja nuk mori pjesë në shërbesën e vitit 2024, pasi Princesha Kate kishte zbuluar diagnozën e saj me kancer disa javë më parë , duke zgjedhur t’i kalonte festat privatisht me fëmijët e saj. Në janar 2025, Princesha e Uellsit po ashtu njoftoi trajtimi ndaj kancerit vazhdonte.
