Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, njëherazi dhe një nga aleatët e PD në zgjedhjet e 25 prillit, ka uruar besimtarët bektashianë për festën e Sulltan Nevruzit. Në një postimi në rrjete sociale Duka shkruan:

“Të dashur miq dhe besimtarë bektashianë, ju uroj nga zemra në ditën e ringjalljes:
“Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit”
Paqja, mirësia dhe dashuria qoftë gjithmonë me ju, në jetën dhe familjen e gjithë njerëzimit!
Në këtë ditë të ringjalljes shpirtërore, ringjallet shpresa për të ardhmen.
Zoti ju bekoftë të gjithëve.
Me respekt.
Agroni”.

Kjo ditë e rëndësishme për ta lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut, në të cilën sipas legjendës çdo gjë rigjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Po ashtu, nga persishtja kjo ditë quhet edhe si “dita e re”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb