Sfida e së mërkurës mes Barcelonës dhe PSG-së, dhuroi emocione të papërshkrueshme. Momenti kulminant ishte pikërisht goli i 6-të i shënuar nga Sergio Roberto që bëri të shpërthente i gjithë stadiumi i mbushur me 99 mijë spektatorë.

Ajo që ra në sy ishte festimi i 5 herë fituesit të “Topit të Artë” dhe njëkohësisht legjendës së Barcelonës, Lionel Messi-t. Ylli katalanas përkundër të gjithë shokëve të skuadrës zgjodhi të festonte me tifozët. Por kur tentoi të rikthehej në fushë, njëri prej tyre nuk mund t’i ndahej, duke zbritur në tapetin e gjelbër të “Camp Nou”.

Për këtë arsye, Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA-së do dënojë Barcelonën pasi gjatë golit të gjashtë kundër PSG-së, tifozët kanë hyrë në fushë, ç’ka është rreptësisht e ndaluar nga rregullorja.

Si rrjedhojë, klubi i Barcelonës pritet të marrë një gjobë të majme për shkak se organizatorët nuk arritën të ndalonin hyrjen në fushë të tifozëve.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb