Në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron, bashkëshortes Brigitte dhe të të gjithë ministrave të qeverisë franceze, filloi sot në Champs-Elysees, parada ushtarake për festën kombëtare të 14 Korrikut, këtë vit në një format të zvogëluar dhe pa audiencë për shkak të kufizimeve të Covid-19.
Macron ndau ceremoninë me vetëm 2 500 ushtarë të pranishëm dhe 1 400 eksponentë të stafi mjekësor, të konsideruar si heronj të betejës kundër pandemisë.
Ata janë publiku i vetëm i pranuar këtë vit në ceremoni.
Parada ushtarake u krye duke respektuar distancën dhe pa automjete të blinduara ose kamionë.
Shfaqja u shoqërua edhe me aeroplanë që do të fluturojnë në qiejt e Parisit.
Pas tyre, helikopterët që kanë morën pjesë në operacionet e transportit për pacientët Covid-19.
Ceremonia i kushtohet edhe gjeneralit De Gaulle me apelin lëshuar më 18 qershor për Rezistencën, në valët e BBC-së, 80 vjet më parë.