Policia e Kalifornisë ka identifikuar autorin e masakrës me 10 viktima në Los Angeles. BBC shkruan se autori Huu Can Tran 72-vjeç u gjet i vdekur në një furgon të bardhë.

Autoritetet bëjnë me dije se kishte plagë në trup që dyshohet se e ka shkaktuar me armë zjarri.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pas festimeve për Vitin e Ri Hënor që ishin duke u zhvilluar në Monterey Park.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: