FIER

Kompania Bankers Petroleum Albania si çdo vit iu është gjendur pranë familjeve në nevojë në rajonin e Fierit. Në bashkëpunim me bashkitë e këtij qarku, Bankers shpërndan pako ushqimore për 250 familje.

Pakot do të shkojnë në ndihmë të familjeve që jetojnë në zonat e Patosit e Roskovecit si dhe në fshatrat Kallm i Madh dhe Kallm i Vogël.

Bankers Petroleum prejt vitesh tashmë organizon ndihma dhe bamirësi për familjet në nevojë të cilat jetojnë në zonen e Patos-Marinzës. Drejtuesit e kompanisë thonë se këto nisma kanë si qëllim që atmosfera e festave të shkojë kudo, edhe pranë njerëzve që kanë mundësi të pakta për t’i shijuar ato.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb