Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një takim me anëtarë të Partisë Socialiste dhe drejtues të strukturave të PS-së në Tiranë, takim i zhvilluar me rastin e festive të fundvitit.
Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga organizimi, ndërsa ka ngritur dolli për familjet e socialistëve, dhe këdo anëtar për punën e bërë.
“Dua të bëj një shëndet shumë të ndjerë dhe vëllazëror për të gjitha familjet tuaja! Të dytin dua ta bëj për të gjitha vajzat, dhe gratë që janë këtu dhe shëndetin e tretë, dua ta ngre për të gjitha ata që janë mbështetës, pra jo për ata që janë në vijën e parë, për ata që janë në vijën e dytë, në vijën e tretë, që janë kryetarë të partisë, që janë kryetarë të organizatave”, u shpreh Rama, në fjalën e tij para socialistëve të Tiranës.
