Periudha pas Botërorit nuk ka qenë e mirë për Manuel Neuer. Portieri i Gjermanisë dhe i Bajernit, siç dihet, theu këmbën teksa bënte ski, duke e mbyllur këtu sezonin futbollistik 2022-2023.

Gjithsesi, edhe pse në një moment të vështirë, 36-vjeçari është shfaqur së fundmi me një urim për fansat me rastin e Krishtlindjes. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Nojer shihet i veshur me kostum të bardhë dhe me paterica pranë pemës së Vitit të Ri.

“Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve! Shijoni kohën me familjet dhe miqtë tuaj!”, shkruan portieri në urimin e tij.

46f2541b 7775 4d04 9255 379a400f8e53
46f2541b 7775 4d04 9255 379a400f8e53

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: