Teksa sot mbarë populli shqiptar ka festë, pasi sot mbushen 18 vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, News24 ka udhëtuar drejt Prishtinës.
Gazetari Osman Stafa në një lidhje live nga qendra e Prishtinës, ka raportuar për agjendën e festimeve, ndërsa pohoi se sot është programuar dhe një protestë.
Protesta në fjalë bëhet kundër pretencës së Gjykatës së Hagës, e cila ka kërkuar 45 vite burg për secilin prej ish-drejtuesve të UÇK-së. “Drejtësi, jo politikë!” është kryefjala e kësaj proteste.
