Gëzimi dhe festa e fitores ndaj Polonisë është përjetuar nga të gjithë, që nga futbollistët dhe stafi teknik në fushën e lojës, tifozët brenda dhe jashtë stadiumit, por edhe nga ata me “kostum”.

I tillë ishte edhe momenti kur presidenti Armand Duka ka zbritur në dhomat e zhveshjes duke festuar me kuqezinjtë fitoren historike. Futbollistët e kanë futur në mes kreun e FSHF-së duke kërcyer të gjithë së bashku.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb