Duke qenë se ditët që po kalojmë nuk janë aspak të lehta, festat janë ato që padyshim kujtojnë edhe njëherë rëndësinë e familjes. Kështu ndodh sot në familjen Hysenbelliu, ku vajza e shtëpisë, Fabiola feston ditëlindjen e saj.
Zëvendës Presidentja e grupit “Hysenbelliu”, e feston këtë 35-vjetor si nënë e plotësuar me dy vajzat e saj, Isabel dhe Amaris, si bashkëshorte e lumtur, si bijë e rrethuar nga dashuria, si një motër e bekuar, por edhe si një biznesmene e suksesshme. Festa në shtëpinë e Fabiolës ka nisur herët, dhe natyrisht që të parat që kanë uruar mamin e tyre edhe mes përqafimeve, kanë dy vogëlushet, Isabel dhe Amaris.
Nuk kishte sesi të mungonte në këtë përvjetor, urimi i vëllait të saj, Fatmirit, i cili ka zgjedhur edhe rrjetet sociale për t’i dedikuar dy fjalë motrës së tij. “Gëzuar ditëlindjen motra ime! Të uroj çdo të mirë në jetë, me vajzat dhe bashkëshortin tënd!”, uron Fatmiri në Instagram motrën e tij, ndërkohë ka publikuar edhe një foto me Fabiolën.
Këtij urimi i bashkangjitet edhe stafi i News24, ‘BalkanWeb‘ e ‘Gazeta Shqiptare’ duke i uruar Fabiola Hysenbelliut, gëzuar ditëlindjen dhe qindra vite lumturie dhe suksesesh!
(BalkanWeb)
