Në shtëpinë e Bayern Munich ka festë: Jamal Musiala është rikthyer në stërvitje me ekipin. Pas 5 muajsh mungesë, ylli gjerman zbriti më në fund në fushë, me pjesën tjetër të ekipit që i rezervuan një pritje të ngrohtë, duke konfirmuar edhe një herë peshën e tij te Bayern.

22-vjeçari pësoi një dëmtim shumë të rendë më 5 korrik, gjatë sfidës kundër PSG në Botërorin për Klube. Musila pësoi një frakturë fibule dhe një zhvendosje të kyçit të këmbës së majtë pas një përplasjeje të dhunshme me Gianluigi Donnarumma.

Rikuperimi i Musiala-s po shkon sipas planifikimit, ndërsa objektivi i radhës është të fitojë gjendjen e duhur fizike dhe me fillimin e vit 2026 të fitojë minuta në këmbë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb