Analisti Ilir Demalia në një komunikim live për emisionin “Kjo Javë”, në News24, foli për 111-vjetorit të Pavarësisë, 28-29 Nëntorit.

Në lidhje me paradën në kuadër të 101-vjetorit të Pavarësisë, Demalia e quajti ‘cirk që i jepet popullit’.  Më tej ai tha se më shumë rëndësi po i jepet formës sesa thelbit, ndërsa shtoi se shqiptarëve nuk ka për çfarë u duhen daullet (referuar paradës), kur tallet nga vendet fqinje, referuar Greqisë për rastin e Fredi Belerit.

“Më shumë rëndësi i japim formës sesa thelbit. Këto festa janë një cirk që i jepet popullit. Po ta shihnit nuk kishte shumë entuziazëm. Ne kemi ngelur në fazën infantil shtetëror. Unë nuk jam njeri që entuziazmohem nga këto parada. Pra nuk duhet i japim rëndësi formës, por përmbajtjen. Jemi vendi më i varfër, që s’kemi infrastrukturë. Jemi vend që tallemi nga fqinjët, siç është rasti i Fredi Belerit. Ç’më duhen mua daullet në paradë. Është e tmerrshme. Kjo sepse është përvjetori i pavarësisë. Vetë pavarësinë ne nuk e tregojmë siç është. Kemi problem të vërtetën dhe atë çka paraqesim. Nuk është ashtu, kemi fatin të kemi dokumente. A do të jemi seriozë ndonjëherë? E kemi bërë Isamil Qemalin sikur është Moisiu. Ne nuk kemi ballafaquar historinë.

Ne duhet të jemi seriozë. Jemi si dy anë të një medaljeje, nuk kemi ndërruar mendësinë. Kemi ndryshuar formën, por jo përmbajtjen. Pra, asnjë nga organizatat e të persekutuarëve politikë apo që marrin fonde dhe para, nuk thanë një fjalë që Qemal Lame del në çdo televizion dhe promovon librat e tij, ish-kryehetuesi i Shqipërisë. E dini çdo të thotë të jesh ish-kreu i hetuesisë për diktaturën më të egër në Europën Lindore? Promovohen librat e tij, libri i këtij me të pavërteta sepse gënjen”, u shpreh Demalia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb