Sulmuesi nga Gaboni i Borusia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, është gjobitur nga klubi gjerman me 100 mijë euro.

Në ndeshjen derbi të luajtur të shtunën kundër Schalke, 27 vjeçari festoi golin e avantazhit duke vendosur një maskë që mbante logon e “Nike”, rivale e sponsorit zyrtar të Dortmundit, “Puma-s”.

Për këtë arsye, klubi verdhezi ka menduar të penalizoi sulmuesin e tij për një veprim që është konsideruar si i ekzagjeruar dhe aspak etik.

Aubameyang njihet për festimet e ekzagjeruara ku kohë më parë i ishte tërhequr veshi nga drejtues të klubit, por kësaj here duket se nuk ia ka hedhur me kaq.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb