TIRANE- Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit zhvillon për herë të parë në Shqipëri në datat 1 dhe 2 shtator në orën 10:00 Festivalin e Balonave. Festivali zhvillohet tek parku i Liqenit Artificial dhe APR ftohen të gjithë të marrin pjesë.

“Festivali i balonave për herë të parë në Shqipëri, Parku i Liqenit Artificial ju pret më 1 dhe 2 shtator. Do të bëhesh pjesë e një festivali shumëngjyrësh balonash? Eja në lëndinën jugore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës në datat 1 dhe 2 shtator. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit organizon për herë të parë në Shqipëri një Festival Balonash! Çdo fëmijë që ka gati një balonë, por edhe atij që i duhet ndihmë për ta ndërtuar atë mund të jetë pjesë e magjisë së ngjyrave dhe haresë. “E di çfarë ngjyre ka era? Po retë? Po qielli? Po ajo ndjesia magjike e të vrapuarit bashkë me to? Po sikur ta ngjyrosim erën, retë dhe qiellin së bashku? Po, po, të ngremë balona shumëngjyrëshe që fluturojnë lart! Në datat 1 dhe 2 Shtator, eja në lëndinën jugore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial Tiranë, merr me vete balonën tënde, ose eja ta ndërtojmë bashkë! Për herë të parë në Shqipëri, një Festival Balonash! Shumë ngjyra, shumë aktivitete, shumë festë! Me miq vendas e të huaj!”, shkruan APR-ja në një status në rrjetin social Facebook.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: