KANE – Charlize Theron është shfaqur sërish krah ishit të saj Shon Penn, por këtë herë bashkimi ka qenë vetëm në film. Aktorja me origjinë afrikano-jugore është protagoniste e filmit The Last Face, regjisor i të cilit është pikërisht Penn.
Filmi garon për çmim në festivalin e Kanës. Por ajo që ra ne sy ishte qëndrimi i ftohtë i Charlize, e cila nuk buzëqeshi dhe nuk iu afrua regjisorit, por preferoi ta shpërfillte madje ta shihte edhe shtrembër. Ky është një tregues se ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak paqësore.
Ngjarjet e filmit zhvillohen nën sfondin e luftës liberiane, me në qendër historinë 10 vjeçare të dashurisë mes 2 punonjësve vullnetarë. Fituesi i Palmës së artë të edicionit të 69 të festivalit të filmit në Kanë do të shpallet të dielën në 22 maj.
(er.cu/BalkanWeb)
