Edicioni i 72-të i Kinemasë së Venezia që (fillon nga 2-12 shtator) po përgatitet për të pritur yjet italianë dhe ndërkombëtarë.
Por pasarela mund të transformohet në një fushë të minuar për Robert Pattinson dhe Kristen Stewart, që do të takohen në Lido, për të promovuar filmat e tyre respektiv. Stewart do të prezantojë ‘Equals’ të Drake Doremus, ndërsa Pattinson është protagonist i ‘The Childhood of a leader’ të Brady Corbet.
Në tapetin e kuq do të zbresin edhe aktorë si Jonny Deep, që do të mbërrijë në Festival me gangster vitet Shtatëdhjetë ‘Black Mass’ të Scott Cooper dhe surprizë në këtë festival do të jetë Vasco Rossi, që në 11 shtator, do të prezantohet atje për dokumentarin e Fabio Masi. Gjithashtu në eveniment s’do mungojnë bukuroshët Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio.
Por takimi më i pritur është ai i parashikuar të shtunën e 5 shtatorit mes Kristen Stewart dhe Robert Pattinson.
Të dy ish-at do të jenë në të njëjtën pasarelë dhe ndoshta atmosfera romantike e Venezias mund të afrojë më shumë.
Sipas thashethemeve të revistave amerikane, ai hoqi dorë nga martesa me të dashurën aktuale pikërisht për shkak të Kristen.
(da.xha/BalkanWeb)
