Për herë të parë në Shqipëri, në rezidencën spanjolle, administratorët e restoranteve më të njohura në Tiranë,shefat e kuzhinës,personalitete të artit, kulturës dhe politikës kanë marrë pjesë në promovimin e produkteve gastronomike spanjolle si verëra dhe produkte të tjera. Ambasadori i Spanjës në Shqipëri e cilësoi verën spanjolle si një nga pijet shumë konkuruese në treg.

“Në rezidencën e ambasadës po përpiqemi të prezantojmë verëra të ndryshme spanjolle, verëra nga nëntë origjina të ndryshme, nga nëntë zona rajonale të spanjës. Po përpiqemi tiu tregojmë ekspertëve në Shqipëri, njerëzve që punojnë për restorante, për dyqane verërash  që verërat spanjolle mund të jenë shumë konkuruese në treg. Ne jemi të surprizuar që në shqipëri mund të gjesh verëra spanjolle por jo aq sa ne do të dëshironim, verëra tradicionale spanjolle,apo disa verëra të mrekullueshme që ju do të keni mundësi t’i degustoni edhe sot.”

Evente të tilla pritet të kthehen në traditë tashmë në një rezidencë si ajo e Spanjës ku të ftuarit shijuan me një pamje të qetë dhe të gjelbëruar nëntë shije të ndryshme verërash Spanjolle.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb