Në “Opinion” në News24 ishte i ftuar pedagogu dhe opinionisti Ermal Hasimja i cili diskutoi për nisjen e edicionit të dytë të festivalit “Ditët e Shqiptarit” që do të zhvillohet në qytetin e Gjakovës.
Hasimja tha se në qytetin e Gjakovës festivali është mirëpritur shumë mirë dhe prandaj është vendosur edhe emri “Dita e Shqiptarit” pasi çdo gjë do të jetë në gjuhën shqipe.
Ai shtoi më tej se festivali synon ruajtjen e vlerave autentike dhe se atmosfera është e jashtëzakonshme. Gjatë fjalës së tij në studio pedagogu Hasimja tha se pjesë e festivalit janë edhe gatimet tradicionale të zonës dhe se personalitete të shumta kanë shkuar në festival, ku mund të përmendim edhe sopranon me famë botërore Ermonela Jaho.
“Nëse mund të shkosh në qytetin e Gjakovës festivali është mirëpritur shumë mirë dhe prandaj është quajtur edhe “Dita e Shqiptarit” sepse çdo gjë është shqip. Festivali synon ruajtjen e vlerave autentike. Edhe muzika është pjesë e çdo çarshie. Mund të them se është një atmosferë e jashtëzakonshme. Gjithashtu edhe gatimet tradicionale të zonës do të jetë pjesë e festivalit.Edhe personalitete të larta vijnë shumë shpesh në festival ku mund të përmend edhe sopranon me famë botërore Ermonela Jaho”, përfundoi Hasimja
(BalkanWeb)
