Presidenti i Barcelonës, Laporta u shpreh optimist para El Classicos ndaj Realit.

“Në një ‘El Clasico’ gjithçka është ndryshe, është ndeshja e rivalitetit më të madh. Lojtarët janë shumë të motivuar, kushdo që luan do të japë maksimumin.

Jam i bindur se do të na bëjnë të festojmë dhe se do të fitojmë në ‘Bernabéu’, ashtu si vitin e kaluar.”

Sa i përket pezullimit të trajnerit Hansi Flick, Laporta theksoi:

“E kam thënë edhe më parë: pa dashur të kritikoj arbitrat, ka situata që duhen rishikuar.

Kartoni i parë i verdhë ishte një vendim arbitri, por pastaj u prit reagimi i trajnerit, dhe kjo më duket e qëllimshme. Gil Manzano mund ta kishte shmangur. Megjithatë, Hansi e ka pranuar situatën me qetësi.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb