Teuta ka triumfuar 0-1 ndaj Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Takimi u vendos nga një gol i Maçollit, i realizuar në minutën e 87-të.
Me këtë rezultat, durrsakët e shohin veten në vendin e gjashtë me 33 pikë. Në krahun tjetër, bardheblutë janë në pozita të vështira, pasi renditen në vendin e 9-të me 21 pikë. Misioni mbijetesë për të bësuarit e Nuhiut sa vjen e komplikohet, me gjërat tashmë që bëhen edhe më të vështira.
