Në dy vitet e fundit, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka ndërruar 5 herë drejtuesin e saj.
Këtë të martë në QSUT u prezantua drejtoresha e re e qendrës Anxhela Paparizo, vetëm dy muaj pas emërimit të ish-deputetit Florenc Spaho në këtë detyrë.
Me jetëgjata në këto dy vitet e fundit ka qenë drejtoresha Albana Fico, e cila qëndroi në krye të QSUT-së nga dhjetori 2021 deri në mars 2024. Alma Cani pasoi Ficon nga marsi 2024 deri në maj 2025. Më pas ajo dha dorëheqjen dhe vendin e saj e zuri Donjeta Bali, e cila qëndroi në detyrë vetëm dy muaj.
Drejtuesja e re Anxhela Paparizo ka lënë angazhimet e saj në Kanada për të drejtuar qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”. Ajo mbante postin e Menaxheres së Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Burlingtonit.
