Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka akuzuar shtetin fqinj të përbashkët Greqinë për kufizime të të drejtave të minoritetit turk në zonën e Trakisë.

Fidan theksoi se Ankaraja do të vijojë të luftojë për të drejtat e minoritetet turk në Greqi, pasi sipas tij, i kufizohet liria fetare dhe arsimimi

“Nga ana tjetër, ne vazhdojmë me vendosmëri të gjitha nismat e nevojshme kundër kufizimeve dhe praktikave të padrejta në lidhje me arsimin, lirinë fetare dhe të drejtat e tjera themelore me të cilat përballet pakica turke e Trakisë Perëndimore dhe bashkatdhetarët tanë në Dodekanezë.”, tha Fidan.

Kujtojmë se mes tyre Greqia dhe Turqia kanë tensione në Qipro, ku palët akuzojnë shpesh herë njëra-tjetrën për ndërhyrje në territoret e popullsisë greke ose turke.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: