Një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike është goditur nga Policia e Fierit, në kuadër të operacionit kombëtar “Koordinata”.

Gjatë kontrolleve intensive në terren dhe me mbështetjen e teknologjisë ajrore, shërbimet policore zbuluan një parcelë me fidanë kanabisi në zonën e fshatit Gjorgoz, ku u arrestua edhe autori i dyshuar. Ndërhyrja është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të frenuar kultivimin e lëndëve narkotike në territorin e qarkut Fier.

  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Fier

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Fier, në kuadër të operacionit anticannabis të koduar “Koordinata”.

Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori.

Në vijim të operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, në vendin e quajtur “Kodra e dafinave”, në fshatin Gjorgoz, kanë konstatuar një parcelë në të cilën ishin kultivuar 223 fidanë narkotikë kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar punën dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Cakran.

Fidanët u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjetën dhe asgjësuan 90 fidanë narkotikë cannabis sativa, në territorin e njësisë administrative Portëz.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të këtij rasti kultivimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb