NGA ESIDO BARKAJ*

Edhe pse u miratua që KEMP-i i Fierit të plotësohet me mjekë dhe të nisë punën, kjo gjë nuk ka ndodhur. Sipas drejtoreshës së Shërbimit Social Alba Stefa, edhe pse KEMP ka nisur punën, akoma nuk jepen pagesat, pasi mungon letra e epikrizës. Kryetari i Shoqatës së paratetraplegjikëve në këtë qark shprehet se institucionet shtetërore po sorollatin invalidët e rretheve duke i lënë pa pagesat e tyre mujore.

esido kempi

Invalidët e këtij qarku shprehen se janë në vështirësi ekonomike pasi nuk kanë të ardhura të tjera për t’u ushqyer. Invalidët e këtij qarku kanë prej afro 6 muajsh që nuk kanë marrë pagesat e tyre mujore.

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: