FIER- Një 50-vjeçar ka rënë në pranga, pasi iu sekuestruan armë, drogë e municione.
Specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit Lushnje, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar “Këmishtaj” kapën në flagrancë Aleksi Caulin, banues në fshatin Këmishtaj të Lushnjës, i cili ishte dënuar më parë për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Gjithashtu u shpall në kërkim si autor i dyshuar në bashkëpunim, shtetasi A.C. Gjatë kontrollit në banesë e Caulit u gjetën 2 kg e 725 gr lëndë narkotike, 1 pistoletë ‘TT’ Model 56, 1 krehër pistolete së bashku me 8 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
(ed.me/BalkanWeb)
