Një kabinë ku ndodheshin matësat e energjisë elektrike  u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati 5- katësh në lagjen “ Liri Gero” në Fier.

Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë flakët janë neutralizuar duke mos lejuar përhapjen e tyre.

Ndërkohë dyshimet e para janë për shkak të mbingarkesës në rrjet , por hetimet për ngjarjen vijojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb