FIER – Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit dhe një i ri është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë minorene. Burime zyrtare nga policia e Fierit bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Eduarto Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Mbyet, ndërsa është shpallur në kërkim F.B, 22 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli” në Fier. Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur G.A,17 vjeçe, banuese në Fier.
“Nga Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier ,u ndalua shtetasi :- Eduarto Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Mbyet ,Fier, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit :- F.B, 22 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli” Fier ,pasi: Më datën 14.08.2015 ora 01:30 të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur:-G.A,17 vjeçe, banuese në Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” e kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” parashikuar nga Nenet 101-25 dhe 110/2 të Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
(er.nu/BalkanWeb)
