Prej 11 ditësh, në fshatin Suk 1 të Roskovecit kanë nisur punimet për ndërtimin e një termocentrali me gaz, projekt që po kundërshtohet me forcë nga banorët e zonës.

Termocentrali do të prodhojë energji përmes djegies së gazit, ndaj banorët dhe ambientalistët që kanë dalë në mbrojtje të komunitetit thonë se emetimi i tymit dhe gazrave do të shkaktojë ndotje të madhe të ajrit dhe të tokave bujqësore.

Banorët e fshatit Suk 1 kanë nënshkruar edhe një peticion, të cilin e kanë dorëzuar në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Punimet për termocentralin janë parashikuar të zgjasin 2 vite dhe në tabelën informuese është shënuar vetëm Leja e Ndërtimit, e cila është dhënë në shkurt të vitit 2025 nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, me firmë të ish-ministres Belinda Balluku.

Shoqëria aksionere “Fier Thermoelectric” përbëhet nga një kompani shqiptare që zotëron 30% të aksioneve dhe nga dy kompani greke, ku bëhet me dije se nuk kanë rinovuar lejen mjedisore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb