Banorët e fshatit Ferras vazhdojnë të përballen edhe sot me praninë e ujit në banesat e tyre, pavarësisht ndërhyrjes së djeshme nga punonjësit e bashkisë, të cilët punuan me pompa për të larguar ujin nga shtëpitë e përmbytura.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, një pjesë e konsiderueshme e banesave janë gjetur sërish nën ujë.

Dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

Banorët raportojnë humbje të konsiderueshme jo vetëm në orendi dhe pajisje shtëpiake. Janë shënuar raste të ngordhjes së shpendëve, ku sipas tyre, në disa familje kanë humbur nga 5 deri në 10 kokë si dhe 20 apo më shumë pula, shumë prej të cilave ende ndodhen në ujë.

Sipas banorëve, kjo përmbytje konsiderohet më e rëndë se ato të viteve të kaluara. Ata kujtojnë se edhe në përmbytjet e mëparshme kanë përfituar dëmshpërblime nga shteti, disa më pak e disa më shumë, por gjithsesi kanë marrë kompensim për dëmet e shkaktuara.

Komisionet përkatëse sipas tyre ende kanë dalë në terren, për të verifikuar dëmet dhe për te bërë vlerësimet paraprake. Megjithatë, banorët shprehen se aktualisht ndodhen në pritje, pa një informacion të qartë se sa do të jetë masa e dëmshpërblimit që do të përfitojë çdo familje.

Ata kërkojnë ndërhyrje më të shpejtë dhe mbështetje konkrete nga shteti, pasi situata mbetet e rëndë dhe jetesa e përditshme në këto kushte është bërë thuajse e pamundur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb