Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka ngritur shqetësimin për problematikat që përballen banorët në zonat veriore, duke vënë theksin te shërbimet bazë dhe marrëdhënia mes pushtetit vendor dhe qytetarëve.

E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me moderatore Ola Bruko, Koçeku solli si shembull situatën në zonat e Fierzës dhe Komanit, duke theksuar paradoksin që, sipas saj, zona që prodhojnë energji elektrike për vendin përballen vetë me probleme të furnizimit.

Koçeku kritikoi gjithashtu përqendrimin e vendimmarrjes në Tiranë, duke argumentuar se politikat publike duhet të hartohen duke nisur nga problematikat konkrete në terren dhe se pushteti vendor duhet të jetë më pranë qytetarëve.

“Fierza e Komani prodhojnë energji, por vetë nuk kanë drita. Ky është paradoksi më i madh që ndodh në këtë vend. Po i bëhet padrejtësi pushtetit lokal. Po e thellon më shumë largësinë mes qytetarit dhe administratorëve. Nevoja do të ketë, nuk mund të realizojmë një reformë që merr të mirëqenë zgjidhjen për dekada me radhë, por qëllimi është që e kanë efikasitetin direkt të përkthyer te territori dhe banorët e zonës. Kjo do i detyrojë ata që mos të braktisin vendin e vet.

Pushteti vendor dhe çdo përfaqësi, duhet të nisë dhe të jetë afër qytetarit. Nuk mund të implementojmë politika të mira, nëse nuk e nisim prej poshtë. Duhet të nisë gjithçka te terreni. Nuk duhet të varet çdo gjë nga Tirana. Në këto momente, shpërndarja e kompetencave është e gabuar. Zyrtarët në Tiranë s’e lexojnë dot realitetin në rrethina. Muajt e fundit kemi parë reagim dhe protesta nga banorët e atyre zonave që rrezikojnë të shkrihen. Këto protesta flasin më shumë se numrat në Kuvend. Nesër pres që të mbahet me shumë legjitimet nga banorët e zonave të prekura një protestë.”, tha deputetja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: