PRISHTINE- FIFA ka hapur dritën e gjelbër duke i dhën fund ankthit të 5 lojtarëve që prisnin të luanin për Kosovën në ndeshjen ndaj Finlandës. Amir Rrahmani, Alban Meha, Milot Rashica, Herolind Shala dhe kapiteni Samir Ujkani do të luajnë zyrtarisht me Kosovën.
Ka mjaftuar ky lajm që në hollin e hotelit në Finlandë, ku qendrojnë futbollistët e Kosovës, të nisë festa. Lojtarët janë përqafuar me njëri-tjetrin duke iu festuar kësaj arritje, pasi kështu do të kenë mundësinë të zbresin të plotë në fushën e lojës.
I vetmi lojtar i grupit aktual i cili është në pritje të FIFAs, mbetet mesfushori Valon Berisha, për të cilin organizata ndërkombëtare do të japë përgjigje pak më vonë.
Ata tashmë do të jenë të barabartë me lojtarët e tjerë dhe në dispozicion për trajnerin Albert Bunjaki për ndeshjen me Finlandën.
(ma.ar/BalkanWeb)
