Probleme në horizont për Vllazninë. FIFA ka bllokuar merkaton e shkodranëve, për 3 sesionet e ardhshme. Pas këtij vendimi, ky klub nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj në vazhdim, në rast se nuk paguan detyrimet e gjyqit të humbur.

Në këto kushte, Vllaznia duhet të nxitojë për të shmangur më të keqen. Vlen të theksohet se në Shkodër bllokimi i merkatos nuk është për herë të parë, pasi edhe herë të tjera FIFA ka “trokitur” në derën e klubit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb