FIFA ka përditësuar së fundmi rënditjen e përgjithshme. Shqipëria mbetet në vendin e 63-të, duke mos ndryshuar kështu asnjë pozicion.

Viti që kaloi kombëtarja mbetet pozitiv, pasi në këtë periudhë janë arritur rezultate të rëndësishme, me kuqezinjtë që kanë siguruar Play Off të Botërorit.

Në klasifikimin e FIFA-s, edhe Kosova mbetet në të njëjtin  vend. Dardanët renditen në vendin e 80-të, pozicioni më i mirë që kanë patur ndonjëherë në histori.

Spanja, Argjentina dhe Franca kryesojnë renditjen, ndërsa top-5 mbyllet nga Anglia dhe Brazili.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb