Ish-futbollisti i njohur, Luis Figo në një intervistë për Tuttosport ka shprehur mbështetjen e tij për Interin në gjysmëfinalen e Champions League ndaj Milanit, takim ky që do luhet të mërkurën.
“Të gjithë e dinë se do të doja Interin në finale. Shpresoj që Interi të fitojë nesër dhe të shkojë në finale. Kurrë nuk e kam fshehur që kam qenë një lojtar krenar që kam veshur fanellën e Interit dhe kur jam larguar nga Milano kam mbetur një tifoz i tyre.
Nesër në mbrëmje do të jetë një ndeshje magjike, një emocion i jashtëzakonshëm. Unë e di shumë mirë sepse e kam luajtur këtë derbi dhe është padyshim një nga derbit më të bukur dhe më emocionues në planet” – Tha ai. Figo ka luajtur më parë për Sporting, Real Madrid dhe Inter.
(BalkanWeb)
