Ish-ylli i Real Madridit, Luis Figo, shpreson se Cristiano Ronaldo do të mbetet në kampionët europianë. E ardhmja e Ronaldos ka dominuar titujt e mediave, që kur 33-vjeçari ka lënë të kuptohet për një largim nga “Bernabeu”, pas triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, muajin e kaluar.

Presë herë fituesi i “Topit të Artë”, i cili më pas kërkoi falje për komentet e tij pas përfundimit të finales së Kievit, para se të paraqiste shpresë për të ardhmen e tij gjatë paradës së trofeut në Madrid, është lidhur me një kthim te ish-klubi, Manchester United, por idhet edhe me kampionët francezë të PSG.

I pyetur për Ronaldon, pasi ekipi legjendar i Real Madridit mundi Arsenalin në “Santiago Bernabeu”, Figo tha: “Unë shpresoj që Cristiano të qëndrojë, siç duan të gjithë tifozët e Real Madridit. Një ditë ai do të ndalet së luajturi, ndërsa Real Madridi do të vazhdojë të jetë një nga klubet më të mira në botë”.

Ronaldo është duke u përgatitur për Kupën e Botës me Portugalinë, e cila do të përballet me Spanjën (15 qershor), Marokun (20 qershor) dhe Iranin (25 qershor) në Grupin B./telesport

BalkanWeb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb