Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ngritur shqetësimin sa i takon sulmit arbitrar ndaj News24, në Takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Europian.
Gjatë fjalës së tij, Korreshi tha se në gusht, autoritetet shtetërore ndërhynë dhe futën duart te News24.
“Dua të përmend një rast që vlen shumë, pikërisht ngaqë goditën grupin mediatik News24 dhe mediat e tjera të këtij grupi mediatik.
Në gusht autoritetet ndërhynë duke futur duart në sinjalin e këtij televizioni dhe fikur pa asnjë paralajmërim dhe proces administrativ transmetimin.
Gazetarët u penguar të bëjnë detyrën dhe të aksesonin vendet e tyre të punës”, tha deputeti demokrat.
