Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur solidaritet të plotë me kolegët e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, pas ndërprerjes së dhunshme të punës së tyre gjatë një aksioni të Policisë Shqiptare.

“Solidaritet i plotë i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK me kolegët e  News24, BalkanWeb,  Panorama dhe Gazeta Shqiptare pas ndërprerjes së dhunshme të punës nga një aksion i Policisë Shqiptare. Kjo është një goditje e dënueshme ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së shqiptarëve në informim” shkruan kryetari AGK, Xhemajl Rexha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb