Përfaqësuesi i opozitës Lisandër Hoxha reagoi në një deklaratë për mediat mbi atë që ai e quajti vazhdimësi të sulmeve të njëpasnjëshme ndaj News24.

Hoxha tha se heqja e sinjalit të News24 sot përmes një aksioni të policisë në orët e para të mengjesit, është përgjigjia e qeverisë ndaj denoncimeve të korrupsioneve madhore të regjimit Rama-Balluku që ka bërë kjo media në vazhdën e transparencës.

“Përgjigjia është që të vijnë në orët e para të mëngjesit, bllokojnë median, gazetarët për të hyrë qoftë të marrin qoftë dhe sendet personale. Në emër të kujt. Në emër të karajfilëve, Kajo Karafili i ri që ka planifikuar të zhvillojë biznesin e ri të qeverisë mbi një media me qëllim që me një gur të vrasin 2 zogj”, tha Hoxha teksa ka ftuar qytetarët të reagojnë duke mos lejuar që demokracia të mbetet peng i qeverisë.

Lisandër Hoxha: është vazhdimësi e sulmeve të njëpasnjëshme të kësaj media, ndaj medias ndaj shprehjes së lirë në tërësi që kjo qeveri nuk e honeps dot.

Këtu jemi dëshmitarë të regjimit Rama-Balluku, pasi korrupsioni madhor i qeverisë dhe ministres Balluku është denoncuar nga kjo media në vazhdimësi në vazhdën e transparencës dhe emisioneve investigative dhe përgjigjia është që të vijnë në orët e para të mëngjesit, bllokojnë median, gazetarët për të hyrë qoftë të marrin qoftë dhe sendet personale. Në emër të kujt. Në emër të karajfilëve, Kajo Karafili i ri që ka planifikuar të zhvillojë biznesin e ri të qeverisë mbi një media me qëllim që me një gur të vrasin 2 zogj.

Kjo është e papranueshme, unë mendoj se institucionet ndërkombëtare që na kanë mësuar cfarë është shprehja e lirë, gazetarët, qytetarët të reagojnë, asosiacionet e gazetarëve duhet të bëjnë presionin e vazhdueshëm me qëllim që këto ngjarje të mos përsëriten.

Nuk është hera e parë që një media mbyllet, kujtojmë rastin Beketi që u mbyll, i siguroj mediat jashtë tepsisë që e ke radhën pas News24. Është e turpshme po jetojmë në një regjim dhe ky regjim meriton përgjigje nga qytetarët që është vetëm përmbysja. Kur shteti tejkalon demokracitë, janë qytetarët që e marrin demokracinë në dorë. Dhe unë mendoj se me mjete demokratike ne duhet të kërkojmë largimin e Ramës një minutë e më parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb