KORE– Kompania koreano jugore Samsung u ka kërkuar klientëve që të fikin menjëherë telefonat e rinj Galaxy Note 7 për shkak të raportimeve se ky produkt merr flakë.

Kompania aziatike gjithashtu njoftoi se do të ndalojë të gjithë shitjet e telefonave të tyre të rinj. Samsung tërhoqi 2.5 milioë telefona në muajin shtator pas ankesave të shumta për shpërthimin e baterisë, por me pas i siguroi blerësit se të gjithë pajisjet e zëvendesuara ishin të sigurta.

Por sipas raportimeve të fundit edhe telefonat e zëvendesuar kanë shpërthyer në flakë. Një person në Kentucky të SHBA-ve, deklaroi se ishte zgjuar në dhomen e gjumit nga tymi që dilte prej telefonit të tij Note 7.

“Për shkak se siguria e klienteve tanë është prioriteti ynë kryesor, Samsung do t’u kërkoj të gjitha kompanive telefonike dhe dyqaneve që të ndalojnë shitjen e Galaxy Note 7 teksa po kryhen hetimet për zbuluar shkaqet e incidenteve”- njoftoi kompania koreano -jugore.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: