NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
800 gr fileto peshku
300 gr patate
1 qepë, 4 thelpinj hudhër
300 gr kërpudha
1 kuti domate në copa
60 ml verë e bardhë
70 ml koncentrat perimesh
1 kokërr limon
1 tufë majdanoz
20 gr gjalpë
1 lgj miell
250 ml lëng peshku
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Përgatitja
Fillimisht marinojmë peshkun me kripë dhe lëng limoni.
Lyejmë tavën me dy lugë vaj ulliri dhe shtrojmë si shtresë të parë patatet të prera në kubike të vegjël me brinjë 1 cm. I nivelojmë në tavë dhe i spërkasim me kripë dhe piper të zi. Më pas shpërndajmë mbi patate qepën të grirë hollë dhe hudhrat të prera në feta. Vendosim më pas një shtresë me kërpudha dhe mbi to vendosim filetot e peshkut. E mbulojmë peshkun me domatet salcë spërkatur me kripë, piper të zi, verën e bardhë dhe koncentratin e perimeve. E pudrosim në fund me pak majdanoz të grirë hollë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
Vendosim tiganin në zjarr, shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim pak miell për 1-2 minuta dhe më pas e shuajmë me lëng peshku. Nxjerrim tavën nga furra pas 20 minutave dhe e mbulojmë komplet tavën me këtë salcë të bardhë. E rivendosim përsëri në furrë për 10 minuta.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)
