Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 kg fileto peshku, 1 lugë mustardë, 1-2 limona, 1 lgj gjalpë, 1 kg labot, Vaj ulliri, Kripë, piper, rozmarinë.

Përgatitja

Filetot e peshkut nëse i marrim të ngrira i vendosim në ujë të ftohtë me kripë dhe i lemë sa të shkrihen për rreth 30 minuta.

Marrim një tavë ku shtrojmë letër alumini, vendosim filetot e peshkut dhe i lyejmë me gjalpë ose me vaj ulliri. Trazojmë në një enë mustardën me vaj ulliri, cipë dhe lëng limoni, kripë dhe piper të zi. E hedhim salcën e përgatitur mbi filetot e peshkut, shtojmë 1-2 degë rozmarine (sipas dëshirës) dhe e vendosim peshkun të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15-20 minuta.

Ndërkohë vendosim labotin të ziejë dhe pasi të ketë ulur vëllimin e vendosim në tavën me fileto peshku duke e trazuar paksa me lëngjet që ka lëshuar peshku. I kthejmë filetot nga ana tjetër dhe e lemë tavën në furrë dhe për 5-10 minuta të tjera.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb