Nga: ZONJA VJOLLCA*
400 gr fileto pule
70 gr proshutë në feta (bacon)
3 qepë të njoma
½ lk estragon i thatë
2 lgj vaj
2 lgj gjalpë
1 lgj miell
1 lç mustardë
1 gotë qumësht
1 majë luge sheqer
50 gr djathë pice
Kripë
Piper i zi
Fillimisht marinojmë filetot e pulës me kripë dhe piper të zi dhe më pas i mbështjellim me 1 ose 2 feta proshutë. Në një tigan me dy lugë vaj skuqim për 3 minuta filetot e pulës të mbështjella me proshutë nga të dyja anët. Më pas shtojmë qepët të prera në copa të mëdha dhe i skuqim për 2 minuta. Largojmë mishin bashkë me qepët dhe i vendosim në një tavë zjarrduruese.
Përgatisim salcën duke kaurdisur në një tigan pak miell me 2 lugë gjalpë. E trazojmë vazhdimisht miellin për gati 2 minuta dhe më pas shtojmë qumështin. E lemë në tigan të ziejë për 3 minuta dhe më pas shtojmë mustardën, pak sheqer, estragonin e thërrmuar, kripën dhe piperin e zi. Salcën e përgatitur e shtojmë mbi filetot e pulës. E mbulojmë tavën me djathë pice dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
