MANILA– Tajfuni i fuqishëm ”Noul” po u afrohet brigjeve verilindore të Filipineve këtë të dielë, duke detyruar forcat e armatosura të evakuojnë me qindra banorë dhe të paralajmërojnë shumë të tjerë për përmbytje dhe rrëshqitje toke, në rajonin që do të preket prej tij.

Më shumë se 2 000 persona u larguan nga shtëpitë e tyre në afrim të tajfunit ”Noul” në veri të Filipineve, ku autoritetet paralajmëruan për përmbytje, rrëshqitje toke dhe dallgë gjigante.

”Tajfuni ngadalësoi lehtë fuqinë e tij, por u riforcua me erëra që arrinin deri në 220 kilometra në orë duke iu afruar pjesës veriore të ishullit kryesor të Luzonit”, theksoi Esperanza Cayanan, drejtoreshë e divizionit të mbikëqyrjes meteorologjike të qeverisë.

Erërat e fuqishme të ”Noulit” pritet të arrijnë një shpejtësi nga 260 kilometra në orë deri në 315 kilometra në orë.

“Bëhet fjalë për stuhinë më të rrezikshme, më të fuqishme këtë vit”, theksoi Rene Paciente, shef i shërbimeve meteorologjike detare.

”Më shumë se 2 000 banorë të rajonit bregdetar të Cagayanit po evakuohen”, konfirmoi Norma Talosig, shef i mbrojtjes civile rajonale.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: