FILIPINENjë krijesë misterioze, ndoshta një balenë e dekompozuar, mbuluar me qime të bardha, është shfaqur në detin e Filippineve. Gjitari, i gjatë 6 metra, është gjetur në Cadainao, në ishullin e Dinagat.

Pamjet janë bërë menjëherë virale në arkipelagun aziatik, sepse një legjendë lokale e lidh shfaqjen e kafshës detare misterioze me një tërmet të afërt.
Një legjendë shumë e përhapur në Filipine është ajo e përbindëshave detar të cilët parashikojnë tërmetet.

Kështu që nuk është e rrallë që gjetja e tyre në breg të pasohet me një tërmet.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb