Në Manila, Filipine, të paktën 15 persona humbën jetën në një zjarr që shkatërroi një shtëpi në Quezon, pranë kryeqytetit.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra Kombëtare e Mbrojtjes nga Zjarri, cituar nga mediat lokale. Zjarri ka rënë rreth orës 05:30 me orën lokale dhe është shuar nga zjarrfikësit rreth dy orë më vonë.

Tre persona u shpëtuan. Mes viktimave ka familjarë dhe punëtorë që qëndronin në banesë. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb