Për Leroy Sane kohët e fundit është folur shpesh te kombëtarja gjermane.

Fillimisht, 3 muaj më parë talenti që luan me Manchester City-n, u la jashtë nga ‘panzerat’ për Botërorin që u zhvillua në Rusi, duke i habitur të gjithë.

Më pas vijuan deklaratat, me Toni Kroos që e përshkroi si një njeri shumë të ftohtë, të cilit nuk i bën përshtypje as humbja dhe as fitorja.

Së fundmi është rasportuar një lajm që ngjall shumë dyshime, futbollisti është larguar nga grumbullimi i kombëtares. Mbrëmë Sane luajti vetëm 7 minuta në miqësore kundër Francës, por nuk dihet nëse ka qenë kjo arsyeja.

Gjermania do të luajë një tjetër ndeshje tre ditë më vonë, jo më për Ligën e Kombeve, por një miqësore kundër Perusë. Ndërkohë për largimin e Sane “panzerat” në “twitter” kanë shkruar:

“Pas diskutimeve me trajnerin Joakim Lov, Leroy Sane është larguar nga hoteli i skuadrës kombëtare në Mynih për arsye personale, dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Perusë.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb