Aeroplani i Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, bëri një ulje të paplanifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë një fluturimi kthimi drejt SHBA-së.
Lajmi u bë i ditur nga Pentagoni në një postim në “X”.
“Aeroplani që transportonte Hegseth gjatë kthimit të tij nga takimi i Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Belgjikë kishte një çarje në xhamin e përparmë të avionit”. Aeroplani u ul bazuar në procedurat standarde dhe të gjithë në bord, përfshirë Sekretarin Hegseth, janë të sigurt”, tha qeveria.
Hegseth më vonë shkroi pas zbarkimit: “Gjithçka në rregull. Faleminderit Zotit. Vazhdoni misionin!”
BBC Verify gjurmoi aeroplanin dhe zbuloi se ai filloi të humbiste lartësi në bregun jugperëndimor të Irlandës. Më pas u kthye në lindje, pasi kishte rënë në një lartësi prej 10,000 metrash, sipas FlightRadar24.
Në këtë kohë, avioni filloi të transmetonte një “kod 7700 squawk” në transponderin e tij. Këto transmetohen për të sinjalizuar një emergjencë të përgjithshme në bord, duke filluar nga dështimi i motorit deri te ulja e presionit dhe emergjenca mjekësore.
Në shkurt, një aeroplan qeveritar që transportonte Sekretarin e Shtetit Marco Rubio u detyrua të kthehej pas për shkak të një çarjeje në dritaren e kabinës së pilotit.
