Negociatat për fazën e dytë të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, fillojnë të hënën në Doha.
Sic njoftojnë mediat e huaja, Izraeli do të dërgojë delegacionin e vet. Nga ana tjetër Hamasi ka njoftuar se është gati të lirojë të gjallë pengjet e tjerë në këmbim të dy muajve të tjerë të armëpushimit.
Ndërkohë, Italia, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe promovojnë planin arab për Gazën, duke e quajtur atë “realist” dhe duke e gjykuar të vlefshme për rindërtimin e Rripit.
(Balkan Web)
