Francois Fillon do të jetë kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale franceze, pasi që ka fituar balotazhin e mbajtur të dielën me gati 70 përqind të votave.

Fillon tha se tani është i nevojshëm ndërtimi i një shoqërie më të drejt, njofton BBC. Fillon do të jetë kandidati republikan në zgjedhjet franceze presidenciale të vitit të ardhshëm, pasi rivali i tij Alain Juppe ka pranuar humbjen.

Ai ka të ngjarë të përballet me kandidaten socialiste Marine Le Pen, në zgjedhjet e ardhshme të prillit.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb